Lajme

ShBA mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e konvertimit të patent shoferëve

05/08/2024 15:14
nga:Sh R

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Hovenier në “X” ka theksuar se ka ShBA-të përkrahin përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancimin e vizionit të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse dhe multi-etnike.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mund të pajisen me patentë shoferë të Republikës së Kosovës që nga data 9 maj.

Pasi Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ky vendim hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri me datën 9 gusht 2024.