Lajme

ShBA-ja thotë se nuk e di se sa njerëz kanë vdekur në Gaza

10/26/2023 20:31
nga:N K

Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi publikoi dokumente që pretendonte se tregojnë emrat e më shumë se 7 mijë njerëzve të vrarë në sulmet izraelite.

Dokumentet erdhën pasi ShBA-ja tha se nuk u besonte shifrave nga Gaza, shkruan Sky News.

Megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se Uashingtoni e di se një numër i konsiderueshëm njerëzish kanë vdekur në Gaza, por nuk ka konfirmim të saktë të numrave.