Lajme

ShBA-ja thirrje Serbisë t’i ndalojë serbët e Kosovës së sulmuari KFOR-in

05/31/2023 21:23
nga:Y I

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA, John Kirby, ka kërkuar nga Serbia që të ulë nivelin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë.

Në një brifing nga Shtëpia e Bardhë, Kirby kërkoi po ashtu nga Serbia që t’i ndalë serbët e Kosovës së sulmuari KFOR-in.

“Edhe Presidenti Vuçiq dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së forcave të armatosura të Serbisë dhe t’i urdhërojnë serbët e Kosovës të mos e sfidojnë KFOR-in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme”, theksoi Kirby.

Haliti: Veprimi i kryeministrit ka qenë i ngutshëm, shpresoj se do të gjejë mënyrën për të kërkuar falje