Lajme

Haliti: Veprimi i kryeministrit ka qenë i ngutshëm, shpresoj se do të gjejë mënyrën për të kërkuar falje

05/31/2023 21:29
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, tha se veprimi i kryeministrit Kurti në veri dhe rënia e këtij të fundit në grackën e Vuçiqit, janë shqetësuese.

“Tani unë shpresoj shumë që kryeministri i Kosovës, po them kryeministri i Kosovës dhe jo Albin Kurti sepse Albini dhe kryeministri janë dy persona, për mua, do ta gjejë mënyrën se si të kërkoj falje për veprimet në veri dhe për rënien në grackën e Vuçiqit për të provokuar dhe për të justifikuar veprimet e Serbisë, të forcave speciale të Serbisë që erdhën ilegalisht në Mitrovicë dhe u kthyen mbrëmë natën përmes rrugëve dytësore nga veriu i Kosovës për në Rashkë dhe situata që është kriju, deklarata e ambasadorit, dy deklaratat e sekretarit të Shtetit zotit Blinken, deklaratat e sotme e Kris Hill në Beograd ambasador i Shteteve të Bashkuara, janë shqetësues dhe duhet të na shqetësojnë të gjithëve”, tha Haliti.

Ai tha se kjo situatë që është krijuar ka lëkundur marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në, perëndimin dhe NATO-n.

“Nuk është shqetësimi vetëm për Albinin, mendoj që nuk është as situata që neve ta shfrytëzojmë këtë për veprime opozitareske vetëm sa përbërë diçka me qëllim që të rrëzohet kjo qeveri, por kjo situatë ka lëkundur shumë marrëdhëniet Kosovë-Amerikë Kosovë-Perëndim, Kosovë-NATO”, tha Haliti.

Ai përmendi edhe sulmin që i ishte bërë atëherë ambasadores Tracey Ann Jacobson, për të cilin thotë se janë përpjekur ta cilësojnë si individual, ndërsa tani sipas Halitit, si Qeveri, ka bërë veprime të ngutshme duke mos pasur parasysh pasojat që do të ndodhin.

“Goditja e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilën ne e kemi jemi përpjekur që t’i qartësojmë që ka qenë veprim individual dhe nuk ka qenë veprim se as sot nuk e besoj që ka qenë veprimi menduar mirë, por kjo e fundit nga ne për nga një Qeveri e cila ka ardhë me vota në pushtet, në kushtet në të cilat ka mësu po besoj diçka se cilat janë raportet e Kosovës me Amerikën dhe cilat janë raportet e Kosovës me perëndimin në përgjithësi, atëherë mendoj që veprimi ka qenë i ngushtëshëm, i pamenduar dhe i pamenduar për pasojat që do të ndodhin”, tha Haliti. /atvlive/