Lajme

ShBA-ja për Ditën e Kushtetutës: Krenar që mbështesim popullin dhe institucionet e Kosovës

04/09/2023 11:43
nga:Genita C

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka bërë një postim të dielën në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës Kosovës.

Përmes rrjetit social “Facebook”, ambasada amerikane ka uruar qytetarët e Kosovës në Ditën e Kushtetutës.

Për më tepër, ambasada e ShBA-së u shpreh krenare për mbështetjen ndaj popullit dhe institucioneve të Kosovës.

“Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj…

Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Krenar që mbështesim popullin dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në postim.

U akuzua shumë shpesh që shkeli Kushtetutën, Osmani: Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare