Sporti

Shaqiri bën një postim të veçantë para ndeshjes Zvicër – Kosovë

03/29/2022 08:05
nga:L J

Zvicra dhe Kosova do të përballen mes vete në një ndeshje miqësore nesër.

Kjo do të jetë hera e parë që skuadrat e këtyre dy shteteve do të takohen me njëra tjetrën.

Në prag të kësaj ndeshje, Xherdan Shaqiri ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“I emocionuar për ndeshjen speciale nesër!”, ka shkruar 30-vjeçari.