Analisti politik Azdren Shala ka folur për ngërçin politik në vend që u shkaktua me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në emisionin Ora Shtatë të Klan Kosovës, ai ka thënë se fajin për këtë e ka Lëvizja Vetëvendosje dhe jo partitë opozitare.
“Ndërrimi i formës së votimit për kryetaren e Kuvendit brenda një seance sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit është e papranueshme”.
“Çka po bëjnë deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk po duan të shkelin as Rregulloren e Kuvendit dhe as Aktgjykimin e Kushtetueses”.
“Këtu i vetmi subjekt politik që po e përshkallëzon krizën po e mban peng Kuvendin duke e shkelë çdo lloj norme e ligji është Lëvizja Vetëvendosje. Këto fabula se opozita është fajtore janë skenare të LVV-së”, ka thënë Shala.


