Lajme

Shala: Sa e njoh Kurtin, Asociacionin kurrë s’ka me ba

11/24/2022 22:04
nga:G B

Në emisionin “Politiko”, komentatori politik Krenar Shala e ka komentuar marrëveshjen e arritur për targat në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga moderatori se a e ka legjitimuar kjo marrëveshje edhe Asociacionin e Komunave Serbe, Shala ka thënë se nuk do të bëhet kjo gjë sa të jetë Kurti në Qeveri.

“Sa e njoh Albin Kurtin, Asociacionin kurrë s’ka me ba”, ka deklaruar Shala.

Por sipas Shalës ka mundësi që të ketë ndonjë rezultat tjetër të marrëveshjes në këtë aspekt.