Lajme

Shala: Paga e 13-të, shpresoj të mos mbetet veç si premtim

11/11/2025 11:48
nga:G B

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, ka folur në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM lidhur me pagesën e 13-të, e cila është premtuar nga Qeveria në detyrë për punëtorët e sektorit publik, përfshirë edhe ata të arsimit.

Shala tha se një pagesë shtesë e tillë do të ishte e mirëpritur nga të gjithë punëtorët, por theksoi se ajo duhet të realizohet brenda këtij viti, nëse ekzistojnë mundësitë financiare.

“Paga e premtuar si pagë e 13-të për të gjithë punëtorët e arsimit, por edhe për ata në sektorin publik në Kosovë, është e mirëseardhur. Nëse ka buxhet dhe mundësi, pse të mos bëhet marrja e pagës së 13-të këtë vit, 2025 në mënyrë që të mos mbetet vetëm si premtim për vitin 2026”, tha Shala.