Lajme

Shala: Në Serbi kanë frikë për vrasjen e Vuçiqit

03/12/2023 16:06
nga:Astrit Gashi

Eksperti Drizan Shala është shprehur se në Serbi kanë frikë për vrasjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Në një intervistë për Euronews Albania, Shala theksoi se vihet re një ftohje marrëdhëniesh në politikën serbe, ndërsa shtoi se ka aludime se Aleksandër Vulin do të krijojë një parti të re.

“Frika është se Aleksandër Vulin është i lidhur me një klan mafioz që nëse Aleksandër Vuçiq do të bëjë ndonjë hap për njohjen e Kosovës, Vulin tenton që nëpërmjet kësaj fushate të gjejnë një eskevim të mundshëm në rast se Bashkësia ndërkombëtare do u bëj presion të vazhdueshëm sa i përket njohjes së Kosovës. Ai më pas pretendon të dalë dhe të kërkojë referendum përsa i përket njohjes apo jo të Kosovës. Ka qarkulluar një opinion se Vulin do të krijojë një parti politike në Serbi. Ai kërkon që me çdo kush të mbahet në politikë.”- tha ai.