Sporti

Sezoni i mrekullueshëm, Manchester City merr vendim për Riyad Mahrez

07/02/2022 09:09
nga:Mergim Rreci

Manchester City tashmë ka nisur negociatat për rinovimin e Riyad Mahrez, të cilit i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata e tij.

Sipas Daily Mail, sulmuesi 31-vjeçar algjerian bëri  sezonin e tij më të mirë për “Qytetarët” në edicionin e kaluar, ku ishte golashënuesi më i mirë me 24 gola në të gjitha garat, përcjell GazetaBlic Sport.

Bisedimet e para ishin pozitive dhe ka interes nga të dyja palët për rinovim.

City nënshkroi Mahrez në vitin 2018 nga Leicester për 70 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/