Pas përfundimit të dy ndeshjeve gjysmëfinale të Champions League, sot luhen ndeshjet gjysmëfinale të kompeticionit tjetër evropian për klube, Europa League.
Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e sotme mes Bayer Leverkusen dhe Romës, kurse Sevilla përballet me Juventus, shkruan GazetaBlic Sport.
Roma është në avantazh prej 1-0 nga ndeshja e parë, kurse në ndeshjen tjetër mes Juventus dhe Sevilla gjithçka u mbyll me rezultat të barabartë 1-1 në Torino të Italisë.
Këto janë disa nga statistikat kryesore nga ndeshja mes Sevillas dhe Juventus:
Sevilla ka humbur vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Sevilla ka fituar katër nga nëntë titujt e fundit të Europa League.
Juventusi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit konkurruese.
Juventusi ka humbur 12 herë në 17 vizita në Spanjë.
/GazetaBlic Sport/


