Lajme

Server ka kritikuar për qasje asimetrike në dialogun Kosovë-Serbi

07/02/2024 20:10
nga:Sh R

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Server, ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka pasur qasje simetrike në dialogun Kosovë-Serbi.

Server ka thënë se Kurti s’ka pasur vullnet ta bëjë asociacionin dhe se amerikanët dhe evropianët e kanë pasur gabim, kur kanë menduar se kjo do të ndodhte pa një përgjigje reciproke.

“Besoj se është tejet e qartë që amerikanët kanë marrë anën e Beogradit në këtë çështje. Janë përpjekur që ta përafrojnë Beogradin me Perëndimin përgjatë gjitha administratës së Biden-it, por, siç e dinë kosovarët më së miri, ky lloj përafrimi nuk funksionon asnjëherë dhe nuk ka pasur asnjë lloj progresi në kuptimin e përafrimit të Serbisë me Perëndimin. Në fakt, Serbia është përafruar me Kinën e me Rusinë shumë më shumë se që ka qenë ndonjëherë”, tha Server ne rtk.