Sporti

Sermaxhaj pëlqehet nga Liria, priten zhvillime në ditët e ardhshme për stolin e ekipit prizrenas

11/06/2023 14:44
nga:Lorik J

Skuadra e Lirisë ka ndarë rrugët dje me trajnerin turk, Nedim Yigit.

Trajneri turk dhe FC Liria kanë ndarë rrugët pas humbjes së djeshme nga ekipi rival direkt për mbijetesë, Fushë Kosova.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se skuadra e Lirisë pëlqen trajnerin e njohur kosovar, Sami Sermaxhaj. Aktualisht nuk ka diçka konkrete në arritjen e një marrëveshje mes palëve, por tek ekipi prizrenas vlerësojnë maksimalisht punën e tij si trajner.

Sermaxhaj edhe në të kaluarën ishte pëlqyer nga drejtuesit e klubit, andaj momentalisht është në ‘pole position’.

Klubi prizrenas poashtu ka në plan edhe disa trajnerë tjerë vendor dhe pritet që në orët e ardhshme të ketë zhvillime interesante sa i përket stolit të ekipit të Lirisë.

/GazetaBlic Sport