Sporti

Sermaxhaj: Ballkani është nivel tjetër në krahasim me skuadrat tjera shqiptare, ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit

08/25/2023 09:52
nga:Mergim Rreci

Ballkani ka arritur tjetër fitore të madhe në arenën evropiane.

Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në Play Offin e Europa Conference League, duke e mposhtur skuadrën bjelloruse, BATE me rezultat 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra kosovare e kreu plotësisht detyren në duelin e parë, teksa tashmë i mbetet për detyrë që të menaxhojnë këtë sukses edhe në ndeshjen kthyese.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Sami Sermaxhaj tha për ‘GazetaBlic Sport’ se Ballkani ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në grupe.

“Ballkani ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit. Ajo që duhet theksuar është përmbysja e rezultatit më shumë qetësi dhe ka realizuar katër gola. Kjo tregon që është një skuadër që ka një menaxhim shumë të mirë të lojës. E vlerësoj si një paraqitje fantastike“, tha fillimisht ai.

Tutje, ai tha se bazuar tek paraqitja e skuadrave tjera shqiptare në garat evropiane, mund të themi se momentalisht Ballkani është skuadra më e mirë.

“Duke i pa edhe skuadrat e tjera që po na përfaqësojnë si Partizani dhe Strugën, mendoj që Ballkani është një nivel më lart. Duhet cekur që pjesë e klubit janë shumica e futbollistëve nga Kosova, pra lojtarë vendorë. Edhe pse janë bërë disa largime. skuadra nuk e ka prishur ritmin e lojës dhe të suksesit. Kjo tregon se aty ka një strategji të qartë“, përfundoi Sermaxhaj.

/GazetaBlic Sport/