Sergio Ramos po ka shumë probleme fizike të cilat po ia pamundësojnë për të luajtur rregullisht në Paris Saint-Germain.
Shtypi francez thekson se reprezentuesi spanjoll mund të detyrohet të përfundojë karrierën e tij më shpejt se sa kishte menduar, përcjell GazetaBlic Sport.
Sergio Ramos pësoi një dëmtim të ri muskulor në këllkun e tij dhe mjeku i skuadrës franceze shpjegoi situatën e lojtarit: “Është një lloj dëmtimi shumë i komplikuar, sepse është e vështirë të vlerësohet realisht evolucioni i tij. Pa hyrë në shumë detaje, është e nevojshme të merret parasysh plakja e muskujve dhe dëmtimet që ka pësuar gjatë 19 sezoneve në nivelin më të lartë”, deklaratë kjo që tregon se ai mund të jetë në fund të karrierës.
Mbrojtësi 35-vjeçar ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023.
/GazetaBlic Sport/


