Lajme

Serbia për 4 muaj ndërton spital të ri për pacientët me COVID

08/31/2021 17:35
nga:N M

Serbia për katër muaj shteti serb ka arritur ta ndërtoj spitalin e ri në Novi Sad ku to të trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.

“Ky është një spital i ri në Novi Sad që e ndërtuam në vetëm katër muaj. Në të, mjekët tanë janë të sigurt, do të arrijnë të shpëtojnë mijëra jetë. Unë i testoj qytetarët e Serbisë në një përpjekje tjetër dhe besoj se ne do të jemi në gjendje të fitojmë kurorën në muajt në vazhdim. Rroftë Serbia”, shkruhet në postimin në Instagram.

Kujtojmë se që më shumë se 5 vite në Kosovë ka filluar ndërtimi i objektit të ri të Klinikës Emergjente, por që edhe më tej ky objekt është vetëm në tulla.

Hapësirat e tij të cilat ishin paraparë të liroheshin për pacientët me COVID-19, do të jenë të pashfrytëzueshme për një kohë.