Lajme

Serbia hap konsullatë në Pale

11/20/2023 13:32
nga:N K

Qeveria serbe ka marrë vendim për hapjen e konsullatës së Serbisë në Pale të Bosnjë-Hercegovinës.

Pale është paralagje e Sarajevës e banuar me serbët lokal të BeH-së, të cilën ata e kanë shpallur “kryeqytet të Republikës Serbe” dhe e quajnë “Sarajeva Lindore”.

Konsulli serb do të jetë Dejan Levnaiq, transmeton N1.

“Hapet Konsullata e Republikës së Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë, e kryesuar nga një konsull nderi, me seli në Pale dhe zonën konsullore që përfshin territorin e komunës së Palesë”, pretendohet në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare të Serbisë,

Në vendim thuhet se në pozitën e konsullit të nderit do të emërohet Dejan Levnaiq.

Shtohet se ministria e jashtme serbe do të marrë masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.