Ish-diplomati në BeH, Timoti Les konsideron se “non paper” që flet për ndryshimin e kufijve në Ballkan ka dal nga kabineti i Janez Jansha, që ka si qëllim matjen e pulsit të bashkësisë ndërkombëtare rreth kësaj çështje, duke theksuar se Serbia mund të dorëzojë Kosovën si zëvendësim për Srpska.
Les nënvizon se dokumenti jo formal slloven “non-paper” është pranim i realitetit të ri politik.
“Ai dokument doli nga zyra e Janshes, sllovenët kanë interes në Ballkan, kuptojnë mentalitetin. Evropa duhet të marr iniciativë të riorganizimit në Ballkan dhe kanë vendosur të nisin mekanizmin përmes “non paper”. Por deri në implementimin e saj nuk ndodhë derisa Biden është në pushtet”, tha Les.
Sipas tij sllovenët vendosën të testojnë reagimin ndërkombëtar dhe thonë se çmimi që Serbia të dorëzojë Kosovën me apo pa veriun është aneksimi i Srpska, gjë që i përshtatet qëllimit serb të arrijë bashkim kombëtar.
“Ajo që shoh në të ardhmen janë shtete kombëtare, ku janë çdo kund, këtë e duan njerëzit në Srpska! Përderisa nuk përmbushen ato dëshira, regjioni do jetë i trazuar edhe paralizuar. Nuk do ketë riorganizim të regjionit së afërmi, sepse Biden nuk pranon. Nuk përjashtojë konflikte të vogla rreth Brçkos, Mostarit dhe Mitrovicës”, tha Les.
Les nuk beson se kjo mund të ndodhë ndryshimi në të ardhmen e afërme.
“Tensionet do mbeten deri nu ndryshohen kufijtë. Nuk parashikoj luftë, nëse vjen dhuna ajo do vijë nga boshnjakët, që duan mbrojtjen e BeH. Konflikti i llojit të veçantë mund të përsëritet si në ’99 në Kosovë, që është vetëvrasje politike. Boshnjakët nuk kanë ushtri, serbët do kenë telashe me Serbinë do humbin integritetin moral. Nëse Srpska ndahet, BeH mund të gjendet në situatën që Serbia ka me Kosovën. Situata ka ndryshuar, njerëzit janë të ndarë, ka kufij të qartë të Srpska nga federata”. mendon ai.
Sipas Les politika e zgjerimit ka dështuar pasi Franca si një ndër vendet udhëheqëse në atë mënyrë humb ndikimin. “Regjioni nuk do të hyjë në BE” Për 20 vjet e kishin rastin, nuk ia dolën” tha Les.


