Sporti

Serbët të frikësuar nga përballja me Xhakën e Shaqirin, mediumi i njohur vjen me shkrim të rrejshëm e manipulativ

04/01/2022 22:44
nga:Mergim Rreci

Sot është hedhur shorti për grupet e Kampionatit Botëror të futbollit 2022 që do të mbahet në Katar.

GazetaBlic Sport ka sjellur mbulimin direkt të ngjarjes, atje ku tashmë janë mësuar të gjitha grupet e Kupës së Botës 2022.

Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do të përballet sërish me Serbinë, në një tjetër ndeshje që pritet të jetë shumë emocionuese, takim ky që do të luhet me 2 dhjetor.

Granit Xhaka e ka komentuar shkurt këtë short përmes llogarisë së tij në “Instagram”.

“Jo edhe aq keq”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës.

Në anën tjetër, mediumi serb, “Kurir.rs”, ka vazhduar me shkrimet skandaloze dhe të rrejshme, duke e cilësuar Granit Xhakën, si zviceran me origjinë nga Serbia.

Ky është një provokim i pastër, me mediumin që vazhdimisht vjen me shkrime të tilla tendencioze dhe manipulative.