Lajme

Serbët, pak të informuar për targat RKS

07/27/2022 21:24
nga:Q R

Dikush u la porosi vozitësve serb në veri që mos t’i zëvendësojnë targat ilegale të Serbisë me ato të Kosovës.

Procesi i zëvendësimit të tyre nis më 1 gusht e përfundon më 30 shtator. Për këtë çështje Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur takim informues me udhëheqësit e Qendrave për Regjistrimin e Automjeteve.

Për procedurat rreth ndërrimit të targave, njoftimi i fundit i MPB ka datën 23 të këtij muaji.

Andaj, Miograd Miliçeviq nga organizata “Aktiv” po vlerëson se qeveria dështoi për të informuar qytetarët serbë për këtë çështje.

Makina me denominimet e vjetra të qyteteve kosovare llogariten të jenë rreth 8 mijë.