Lajme

Serbët në veri s’e kanë ndërmend ta heqin bllokadën, lëshojnë muzikë me zmadhuese zëri

09/22/2021 16:36
nga:M K

Në veri të Kosovës po vazhdon të jetë situatë e brishtë dhe e tensionuar teksa aty janë ende forca të shumta policore dhe protestues serbë.

Serbët herë pas here atje po provokojnë situatën, teksa mediat në Beograd kanë raportuar se ata kanë filluar të lëshojnë muzikë me zmadhuese zëri.

Sot është dita e tretë e bllokadës në veri e cila u nxit nga një vendim i qeverisë së Kosovës për të zbatuar reciprocitet në targa.