Senati amerikan ka konfirmuar nominimin e diplomatit të karrierës, Christopher Hill si amabasador në Serbi.
Konfirmimi i Hill si ambasador fuqiplotë është bërë më 10 mars 2022, pasi që ai u nominua para pesë muajve për të mbuluar këtë funksion nga ana e President Joe Biden.
Christopher Hill do ta zëvendësojë ambasadorin Anthony Godfrey si shef i misionit diplomatik të ShBA-së në Beograd.
“Christopher R. Hill, nga Rhode Island, të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Serbisë”, thuhet në njoftim.


