Sporti

Senad Alirifa konfirmon largimin nga Malisheva: Kam dhënë dorëheqjen nga pozita e trajnerit të Malishevës

10/23/2023 20:42
nga:E K

Trajneri kosovar, Senad Alirifa nuk do të jetë më në krye të Malishevës.

Alirifa në një intervistë ekskluzive për “GazetaBlic Sport” konfirmoi se ka dhënë dorëheqje nga i pari i klubit të Malishevës pas situatës në të cilën është klubi.

“Realisht unë kam dhënë dorëheqjen si trajner i Malishevës. Presidenti kishte insistimin që unë të vazhdoja, por vendosa që për shkak të situatës brenda klubit të jap dorëheqje. Kam pasur kontratë, por nuk mendova që është e rrugës të vazhdoja më tutje”, tha Senad Alirifa për “GazetaBlic Sport“.

Malisheva pritet që nesër të dalë me komunikatë zyrtare për largimin e Senad Alirifës.

Kujtojmë që Malisheva pozicionohet në vendin e pestë në tabelën e Superligës, kurse xhiron e fundit pësoi humbje nga Dukagjini me rezultat 3-4.

/GazetaBlic Sport