Lajme

Semaforët e ndalur, bllokohet Prishtina

12/24/2021 16:50
nga:M K

Semaforët janë ndalur nëpër Prishtinë, duke shkaktuar kaos në trafik, më shumë se çdo herë tjetër.

Menjëherë pas orës 16:00, kur një pjesë e madhe e qytetarëve përfundojnë orarin e punës, është bllokuar trafiku në kryeqytet.

Në një fotografi të shkrepur nga lagjja “Ulpiana” shihen disa rrugë me kolona të gjatë.

Për shkak të ndërprerjeve të rrymës në pjesë të ndryshme të qytetit, nuk po funksionojnë as semaforët.

Qytetarët tregojnë se kanë mbetur të bllokuar nëpër rrugët e Prishtinës, në mes të një kaosi që s’po zgjidhet.