Lajme

Selmanaj: Kush është Albin Kurti? Kujt po i shërben?

07/11/2023 00:36
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar pas publikimkt të përgjimeve, ku zyrtarja e VV-së, Kusari Lila ma zhvilluar bisedë me Radojqiqin.

Ai ka shkruar se kujt po i shërben Albin Kurti dhe kush është në të vërtetë ai.

Reagimi i plotë:

Albin Kurti:

– E përkujton me pietet ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq.

– E glorifikon dhe e kujton me mall kriminelin e luftës Oliver Ivanoviq.

– Tash nga përgjimet po kuptojmë që përmes vartëses së tij Mimoza Kusari, qenka kordinuar madje edhe për veteranët e UÇK-së me Milan Radojçiqin, që është i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit dhe është në listën e zezë të SHBA-ve.

Shtrohet pyetja:
Kush është Albin Kurti?
Çfarë përfaqëson ky person?
Kujt i shërben?
Cila është agjenda e tij?!

Një gjë është e sigurtë, ky angazhim dhe kjo agjendë nuk është në të mirë të Kosovës.