Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas zhvillimeve të fundit ku drejtori i Insajderit u intervistua nga Policia pas publikimit të një kontrate, cilësuar konfidenciale, mes MSH-së dhe Pfizer për vaksinat, raporton Gazeta Blic.
Selmanaj thotë se mendësitë totalitare nuk dinë ndryshe dhe për këtë i’u kemi thënë me kohë.
“Fillimisht ju lëshohen në qafe mediave dhe zërave kritikë, pastaj i kapin organet e ndjekjes dhe organet e drejtësisë dhe në fund ballafaqohen me një shoqëri pa imunitet dhe pa forcë reaguese.Prandaj sa nuk është vonë, këtë mendësi duhet ndal dhe duhet këput rrënjët që në nismën e saj” shkruan Selmanaj në Facebook.
Reagimi i plotë:
Ju kemi thënë me kohë!.
Mendësia totalitare nuk din ndryshe. Fillimisht ju lëshohen në qafe mediave dhe zërave kritikë, pastaj i kapin organet e ndjekjes dhe organet e drejtësisë dhe në fund ballafaqohen me një shoqëri pa imunitet dhe pa forcë reaguese.
Prandaj sa nuk është vonë, këtë mendësi duhet ndal dhe duhet këput rrënjët që në nismën e saj.
Ky vend dhe kjo shoqëri mendësinë totalitare e ka arkivuar si periudhën më të errët të historisë!
Patriotë shqiptarë, qofshi prokurorë apo gjyqtarë, policë apo agjentë të AKI-së, politikanë apo funksionarë publik, gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile, mblidhni forcat dhe REFUZONI këtë mendësi.
Kosova është vendi ynë i shtrenjtë!
Tahiri: Dështimi për sigurimin e vakisnave, i qëllimshëm, Kurti e Vitia të japin sqarim


