Lajme

Tahiri: Dështimi për sigurimin e vakisnave, i qëllimshëm, Kurti e Vitia të japin sqarim

04/17/2021 16:33
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka folur në një konferencë për media në lidhje me dështimin e qeverisë për sigurimine  vaksinave, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se nga dokumentat e publikuara dje dështimi ka qenë i qëllimshëm dhe për këtë Kurti dhe Vitia duhet të japin sqarim.

“PDK-ja është duke ndjekur me shqetësim të madh dështimin e nënshkrimit të kontratës për sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës. Dokumentat të cilat janë publikuar dje nga mediumet tona të lira tregojnë një gjë të qartë se ky dështim është i qëllimshëm. Ajo që kemi pa dje nga Ministri Vitia dhe zyrtarë të Qeverisë, arsyetimi i tyre është i paqëndrueshëm”

“Ne kërkojmë nga Kryeministri Kurti dhe Ministria Vitia të dalin para qytetarëve të Kosovës, të jenë transparent se pse ka dështu ky furnizim me vaksina në Kosovë. Qytetarët e Kosovës po vdesin çdo ditë, që kur ka marrë detyrën kjo Qeveri janë 293 vdekje në më pak se një muaj. Dështimi i sugurimit të vaksinës është dështim për të mbrojtur jetët e qytetarëve. Ne kërkojmë sqarim dhe transparencë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës në lidhje me këtë dështim të sigurimit të vaksinave. Kërkojmë nga Prokuroria të mos bie nën ndikimin e Kryeministrit Kurti, pra sulmi ndaj mediave të lirë në vendin tonë është i papranueshëm”tha Tahiri raporton Gazeta Blic.

 

Abelard Tahiri: Kërkojmë nga Prokuroria të mos bie nën ndikimin e Kryeministrit Kurti