Lajme

Sekuestrohen 3 ton kokainë brenda kontejnerit me banane 

07/18/2021 07:48
nga:Q R

Autoritetet holandeze dje kanë sekuestruar tre tonë kokainë.

Mësohet se sasia e drogës është gjetur brenda një kontejneri me banane në portin e Roterdamit.

Kokaina ishte nisur nga Ekuadori dhe si destinacion përfundimtar, dyshohet se kishte Bazelin e Zvicrës.

Ky operacion, është konsideruar si një nga më të mëdhenjtë të realizuar ndonjëherë nga ky port.

Në mars, zyrtarët konfiskuan 4 ton drogë të fshehur në një kontejner që mbërriti gjithashtu nga Ekuadori.

 

A po bëhet VV-ja “më e dhunshme” se paraardhësit?