Lajme

“Sekreti” i madh i Albin Kurtit e Hekuran Muratit

01/18/2023 10:56
nga:Gazeta Blic

Edhe pse kryeministri Albin Kurti e ministri i Financave, Hekuran Murati kanë paralajmëruar rritje të pagave në sektorin publik, megjithatë ende vazhdon të mbahet sekret vlera e koeficientit.

Tash kur kanë mbetur më pak se dy javë nga marrja e pagave me rritje, askush nga sektori publik nuk e ka as idenë se sa do të jetë ajo rritje, raporton Gazeta Blic.

Madje, askush as nga Qeveria e as nga deputetët e shumicës parlamentare nuk e kanë idenë se sa do të jetë kjo rritje.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj kur është pyetur se sa do të jetë vlera e koeficientit për pagat në sektorin publik, ai nuk ka pasur “haber”.

Rexhaj në emsionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku ka theksuar kryeministri Kurti e ministri Hekuran Murati shumë shpejt do të dalin edhe publikisht se sa do të jetë vlera e koeficientit.

Madje, VV rritjen e pagave e ka edhe si arsyetim për mosvotimin e Trustit, i cili pritet të diskutohet nesë në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, opozita dhe sindikatat në Kosovë kanë kërkuar që vlera e koeficientit të mos jetë nën 120 euro.

Megjithatë ka zëra në opinion se kjo vlerë do të jetë më e vogël, por që deri më tani askush nga Qeveria Kurti nuk ka dalë zyrtarisht të flasë se sa do të jetë përfundimisht vlera e një koeficienti./ Gazeta Blic

 

Vetëvendosje del me qëndrimin përfundimtar për tërheqjen e parave nga Trusti