Lajme

Sekretarja e Mbretërisë së Bashkuar tregon se kur mund të pushtohet Ukraina nga Rusia

02/19/2022 20:09
nga:Y I

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka paralajmëruar se pushtimi rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Kështu ka thënë ajo duke shtuar se fjalimi i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, në konferencë ishte “jashtëzakonisht i matur”, raporton CNN.

“Unë mendoj se ne duhet të përgatitemi për skenarin më të keq dhe ai skenari më i keq mund të ndodhë që në fillim të javës së ardhshme”, është shprehur Truss.

Sipas saj, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

“Mendoj se ne duhet të jemi të fortë në mbështetjen e Ukrainës dhe jo ta shesim Ukrainën me lëshime mbi sovranitetin”, tha Truss.

“Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë në Kombet e Bashkuara dhe në OSBE. Gjithashtu ka nevojë për mbështetjen tonë ekonomike sepse ekziston një kërcënim real i destabilizimit ekonomik. Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë të mbrojtjes dhe Britania e Madhe është e përkushtuar të vazhdojë ta ofrojë atë mbështetje, duke qëndruar krah për krah me Ukrainën,” shtoi ajo.