Lajme

Sekiraqa u arrestua ditë më parë nga Policia e Kosovës, Arta Bajrami poston foto me bashkëshortin e saj

02/05/2023 20:52
nga:Gazeta Blic

Para disa ditësh, Xhemajl Sekiraqa i njohur si bashkëshorti i këngëtares, Arta Bajrami, është arrestuar nga Policia. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkaq, para pak çastesh këngëtarja ka postuar fotografi me burrin e saj.

“Kohë kualitative me familjen. Bashkë dhe të lumtur!
Data: 05-02-2023”, ka shkruar ajo, derisa ka postuar edhe dy foto në Facebook.

Ndërkohë nga Policia kanë njoftuar se i njëjti ishte arrestuar për vjedhje dhe se ishte në kërkim ndërkombëtar.  Sekiraqa ishte arrestuar në rrugën “UÇK” ne Prishtinë.

“Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe i Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar.Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar;-Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës” njofton Policia.

Për më shumë lexojeni tekstin e plotë:

Arrestohet bashkëshorti i Arta Bajramit, ishte në kërkim ndërkombëtar