Showtime

Arrestohet bashkëshorti i Arta Bajramit, ishte në kërkim ndërkombëtar

02/03/2023 14:04
nga:Y I

Xhemajl Sekiraqa i njohur si bashkëshorti i këngëtares, Arta Bajrami, është arrestuar nga Policia.

Kështu ka marrë vesh “Gazeta Blic” nga burime të saj.

Ndërkohë nga Policia kanë njoftuar se i njëjti është arrestuar dje për vjedhje dhe se ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sekiraqa është arrestuar në rrugën “UÇK” ne Prishtinë.

“Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe i Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar.Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar;-Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës” njofton Policia.