Lajme

Sejdiu rikujton fushatën “Duaje tënden”: Sot prodhimi vendor po dëmtohet nga revanshizmi

07/02/2026 20:56
nga:L J

Eksperti i ekonomisë Dardan Sejdiu, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit, sa i përket mbylljes së qumështorës “Vita”, pasi aty shteti zbarkoi me mbi 20 inspektorë. Ndër ta edhe aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sejdiu kujtoi se fushata “Duaje Tëndën”, e dizajnuar nga Fisnik Ismaili, ishte pjesë e një vizioni më të gjerë të Lëvizjes Vetëvendosje për forcimin e prodhimit vendor, duke theksuar se beteja për përkrahjen e industrisë vendore kishte nisur në vitin 2011 dhe nuk ishte vetëm një fushatë vetëdijesuese.

Ai tha se, 15 vjet më vonë, ende po diskutohet e njëjta çështje, duke shtuar se atëherë prodhimi vendor sfidohej nga një qasje ideologjike neoliberale, ndërsa sot, sipas tij, po dëmtohet nga vendime që udhëhiqen nga revanshizmi. Sejdiu theksoi se nuk ka zhvillim të qëndrueshëm pa prodhim, ekonomi të fortë pa industri dhe se një shtet që nuk e mbron prodhimin e vet e ka shumë të vështirë të ndërtojë një ekonomi të fortë.