Lajme

Seanca e 42-të caktohet për të shtunën

07/03/2025 11:34
nga:Y I

Ka dështuar edhe seanca e sotme në tentim për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë parlamentare.

Ajo e radhës është caktuar për të të shtunën e 5  korrikut.

Seanca e sotme u mbajt në kohën kur presidentja Vjosa Osmani është duke zhvilluar konsultime me krerët e partive politike në përpjekje për një zhbllokadë të ngërçit politik.

Kjo situatë po zgjat tash e afro tre muaj ku assesi nuk po arrihet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.