Lajme

Së paku 20 të vdekur si pasojnë e reshjeve në Korenë e Jugut

07/15/2023 11:28
nga:Gazeta Blic

Së paku 20 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë detyruar që të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve që e kanë përfshirë Korenë e Jugut.

Dita e tretë e shirave të rrëmbyeshëm ka shkaktuar rrëshqitje të tokës, ndërprerje të energjisë dhe dëme infrastrukturore mbarë vendit, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Në orët e hershme të së shtunës, zyrtarët kanë thënë se uji ka kaluar mbi një digë në krahinën e Chungcheonut Verior.

Kryeministri Han Duck-soo ka kërkuar nga ushtria asistencë në përpjekjet për shpëtim.

Autoritetet kanë thënë se janë 10 veta që aktualisht janë duke munguar, derisa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.