Lajme

Një 29-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Ferizaj

09/08/2023 15:41
nga:N K

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të premte në Ferizaj. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje në rrugën “Emin Duraku”, në një objekt banesor në ndërtim e sipër, raporton Gazeta Blic.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojme se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër , një person ,mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetvrasje. Mjekët nga Qendra Emeregjnte e Ferizajt, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij. Ekipe të policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgojet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion“, tha Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

/GazetaBlic/