Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vizitoi një shkollë në komunën e Suharekës, dhe uroi fillimin e vitit të ri shkollor, me ç’rast ka takuar personelin dhe nxënësit, shkruan Gazeta Blic.
Haradinaj përmes një postimi në facebook tha se, është emocionuar teksa i ka parë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi. Ai tutje ka shkruar se janë në synimin drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndërtimit për një të ardhme më të ndritshme.
“Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, pata nderin të vizitoj Komunën e Suharekës dhe të bisedoj me kryetarin Bali Muharremaj, një kryetar shembull për angazhim në të gjitha sferat e jetës.
Bashkë me kryetarin dhe deputeten Albana Bytyqi, po ashtu vizituam shkollën më të vjetër në Suharekë, shkollën fillore “7 Marsi”, me ç’rast takuam personelin dhe nxënësit.
Sot më shumë se çdo herë u emocionova teksa pashë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi. Nxënësve ju thashë se jemi bashkë me ta, mësimdhënësit dhe prindërit, në synimin tonë drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për vendin.
Urime nxënës, mësimdhënës e prindër të dashur!”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
/GazetaBlic/


