Sporti

SC Gjilani me video kreative-ironike: Nuk po e kuptojmë se si nuk ishte kjo penallti

03/10/2022 21:25
nga:L J

Skuadra e Gjilanit ka publikuar një moment që ngjalli polemika sot gjatë derbit FC Drita – SC Gjilani.

Në pjesën e parë të ndeshjes, SC Gjilani kërkoi penallti kur Useini u pengua në zonë nga mesfushori i Dritës, Hamdi Namani, përcjell GazetaBlic Sport.

“Për të qenë i sinqertë, ne ende nuk e dimë se si nuk ishte kjo penallti”, shkruan SC Gjilani në rrjetin e tyre social, Facebook.

Më poshtë keni një video ironike-kreative të publikuar nga SC Gjilani në lidhje me këtë moment.

/GazetaBlic Sport