Lajme

SBASHK sot nis grevën, kjo është është agjenda

09/01/2022 07:38
nga:Genita C

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ( SBAShK ) bashkë me Bashkimin e Sindikatave te Pavarura te Kosovës ( ( BSPK ) do të nisin ditën e parë të grevës.

E është publikuar agjenda e ditës së parë të grevistëve.

Së pari do të vizitojnë Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë, nga ora 09:30.

Pastaj nga ora 10:10, Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë çerdhen “Lulevera” në Prishtinë.

E më pas nga ora 11:00 do të vizitojnë Shkollën Fillore “Naim Frasheri” në Prishtinë.

Mos ekzekutimi i pagave, ragon Abdixhiku: E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës