Lajme

Mos ekzekutimi i pagave, ragon Abdixhiku: E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës

08/31/2022 21:31
nga:G B

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit e zyrtarët publik, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ftuar qeverinë për dialog në vend të arrogancës.

Postimi i tij i plotë:

Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik.

E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë.