Nënkryetarja e SBASHK, Vjollca Shala në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka deklaruar se mësimi nuk po mbahet ditëve të shtuna.
Shala theksoi se kjo ka ardhur edhe për faktin se kundër mbajtjes së orëve zëvendësuese ka qenë edhe Këshilli i Prindërve dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
“Ditët e shtuna që po thuhet se po mbahet mësimi, procesi mësimor natyrisht që nuk është duke u mbajtur, dhe aty ku është duke u mbajtur është duke u mbajtur në një numër shumë të vogël të nxënësve. Kjo për faktin se kundër mbajtjes së orëve ditëve të shtuna ka qenë edhe Këshilli i Prindërve dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. Ne si SBASHK kemi respektuar Kontratën Kolektive të nënshkruar në mes të SBASHK dhe MASHT, ku aty thuhet se ditët e grevës nuk duhet të zëvendësohen” tha Shala për “Gazeta Blic”.


