Sporti

Savic: Luajtëm mirë në mbrojtje, në ndeshjen e kthimit duhet të sulmojmë dhe të fitojmë

04/05/2022 23:33
nga:L J

Pas një ndeshje me pak raste, Atletico Madrid humbi 1-0 nga Manchester City në stadiumin “Etihad”.

Goli i De Bruyne ishte vendimtar për skuadrën e Guardiolës, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Stevan Savic tha se skuadra e tij luajti mirë në mbrojtje, por në ndeshjen e ardhshme duhet të sulmojnë dhe të fitojnë.

“Mendoj se na mungonte pak përqendrimi pas golit. Ne ishim shumë mirë në mbrojtje: e dinim që nëse mbylleshim mirë në qendër, do t’i kishim detyruar të luanin në krahë dhe ata nuk mund të bënin asgjë. Nuk jam i lumtur, por kemi edhe 90 minuta për të luajtur në stadiumin tonë”, tha Stevan Savic për Sky Sport.

“Në ndeshjen e kthimit duhet të fitojmë dhe të shënojmë. Ne gjithashtu kemi cilësinë për të luajtur më në sulm”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport