Sporti

Sarri: Po vuajmë në finalizim, dominuam ndaj Veronës

12/10/2023 08:02
nga:E K

Lazio e Sarrit vijon të zhgënjejë në kampionat, teksa në 15 javë ka grumbulluar vetëm 21 pikë, duke vënë seriozisht në diskutim arritjen në zonën Champions të renditjes.

Bardhekaltrit nuk shkuan përtej barazimit 1-1 në transfertën ndaj Veronës, teksa trajneri Maurizio Sarri u justifikua me mungesën e finalizimit në përfundimSa të takimit.

“Luajtëm shumë mirë dhe dominuam, por për fat të keq po vuajmë në sulm. Nuk po finalizojmë si duhet dhe nuk po arrijmë të vrasim ndeshjet. Edhe sot lamë dy pikë, pasi pësuam një gol rastësor, ndonëse meritonim të fitonim me rezultat të thellë. Kam parë shumë sinjale pozitive sot, përveç rezultatit”, u shpreh Sarri.