Santos ka njoftuar zyrtarisht transferimin e ish-mesfushorit të Liverpoolit dhe Barcelonës, Philippe Coutinho, me një marrëveshje afatshkurtër deri në fund të vitit 2026.
Ky transferim vjen pasi 34-vjeçari kreu me sukses vizitat mjekësore me klubin brazilian.
Coutinho rikthehet në Brazil pasi u largua nga Vasco da Gama në muajin shkurt, duke mbetur pa skuadër që prej asaj kohe.
Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga 14 shkurti, kur u aktivizua me Vascon kundër Volta Redonda-s.
Lojtari me përvojë tani do t’i bashkohet Santos-it së bashku me Neymar-in, i cili thuhet se ka luajtur një rol kyç në afrimin e ish-bashkëlojtarit të tij të kombëtares braziliane në klub.
/GazetaBlic Sport


