Sporti

Sanchez paralajmëron Liverpoolin: Jam një përbindësh në fushë!

02/16/2022 16:40
nga:Mergim Rreci

Alexis Sanchez përdori rrjetet sociale për të postuar një foto të një luani disa orë përpara ndeshjes së shumëpritur kundër Liverpool-it, duke iu referuar ndeshjes së parë të xhiros së 16-të të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi kilian e njeh shumë mirë potencialin e “Reds”, pasi ka luajtur në të kaluarën te Arsenal dhe Manchester United, përcjell GazetaBlic Sport.

Alexis Sanchez tha se ndihet si një “luan në kafaz” dhe se kur ka mundësi të luajë është një “përbindësh” në fushë.

/GazetaBlic Sport/