Sporti

Sanchez: “Jam sikur një luan në ‘kafaz’, nëse më liron unë jam përbindësh”

01/13/2022 11:42
nga:E K

Inter e fitoi dje Superkupën e Italisë në finale ndaj Juventusit.

‘Nerazzurët‘ mposhtën Juventusin me rezultat 2-1, pas 120 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Heroi i këtij takimi ishte padyshim, Alexis Sanchez i cili shënoi në minutën e 120+1 për t’ia siguruar fitoren skuadrës së Inzaghit.

Pas ndeshjes kiliani u deklaruar për media, ku tha se ai ndihet si një luan në ‘kafaz‘.

“Kampionët bëjnë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë, sa më shumë kampionë të luajnë aq më mirë është. Sot isha i uritur për fitore, shpresoja shumë që të luaja pas Lazios dhe e bëra.

Unë jam si një luan në kafaz, po më mbajte mbyllur nuk kam mundësi të bëj gjë, por nëse më liron, unë jam një përbindësh në fushën e lojës.

Kam nevoj të luaj më shumë, jam shumë mirë tek Inter dhe dua të jap shumë për këtë ekip”, tha mes tjerash kiliani për “Sportmediaset”.

/GazetaBlic Sport/