Milani e zhvillon sot ndeshjen e radhës në Serie A.
“Rossonerët” do të përballen me skuadrën e Salernitanas, shkruan GazetaBlic Sport.
Kapaciteti i stadiumit u rrit nga 50 për qind në 75 për qind këtë mëngjes, kështu që Salernitana nxitoi të nxirrte bileta shtesë në shitje vetëm disa orë përpara ndeshjes.
Ata po bëjnë debutimin e tyre nën drejtimin e trajnerit të ri Nicola, duke u bërë trajneri i tyre i tretë i sezonit, pasi Stefano Colantuono u shkarkua këtë javë.
Salernitana është në fund të tabelës, por ata gjithashtu kanë dy ndeshje për t’u luajtur kundër Udineses dhe Venezias pasi fituan apelimet e tyre mes shpërthimeve të COVID.
Theo Hernandez rikthehet pas pezullimit, me Franck Kessie që do të jetë në pankinë, me trajnerin që ka vendosur në favor të Sandro Tonalit dhe Ismael Bennacer.
Këto janë formacionet e zyrtare të dy skuadrave.
Salernitana: Sepe; Mazzocchi, Dragusin, Fazio, Ranieri; L Coulibaly, Radovanoviç, Kastanos; Ribery; Gjuriq, Bonazzoli.
Milan: Maignan; Kalabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud.
/GazetaBlic Sport/


