Sporti

Salah pas polemikave me Klopp: Nëse flas, do të ketë zjarr

04/27/2024 18:53
nga:Mergim Rreci

Është një temë që pritet të diskutohet gjatë. Salah dhe Jurgen Klopp debatuan me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes mes Liverpoolit dhe West Hamit, e cila përfundoi në barazim 2-2 e që përkthehet tjetër humbje pikësh për “The Reds”.

Egjiptianit nuk i pëlqeu ajo që i tha trajneri i tij kur do të hynte në fushë. Salah refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarët pas fishkëllimës së fundit.

Në minutën e 80-të, kur trajneri i Liverpoolit po përgatitej ta hidhte në fushë, kamerat fokusuan momentin kur “Faraoni” po shkëmbente fjalë me Klopp.

Pas përfundimit të ndeshjes, Salah kaloi në zonën e intervistës së shpejtë. Ndonëse nuk ka bërë asnjë deklaratë për gazetarët për atë që ishte ndodhur, sulmuesi i të kuqve u shpreh shkurt: “Nëse flas sot, do të ketë zjarr”.