Sporti

Salah me një fjalim emocionues pas eliminimit të Egjipti: “Nuk e di nëse do jem me ju në të ardhmen”

03/31/2022 09:14
nga:E K

Janë shfaqur pamjet e Mohamed Salah duke mbajtur një fjalim emocionues për shokët e tij të skuadrës në Egjipt pasi humbi një penallti vendimtare në eliminimin e tyre në finalen e play-off të Kupës së Botës ndaj Senegalit.

Kjo është hera e dytë që Senegali mposht Egjiptin, pasi një gjë të tillë e bënë edhe në finalen e Kupës së Afrikës në shkurt të këtij viti, përcjell GazetaBlic Sport.

Egjipti kishte fituar ndeshjen e parë të finales së play-off-it 1-0 në Kairo javën e kaluar falë një goli të Salah përpara se skuadrat të takoheshin sërish në ndeshjen e dytë në Diamniadio të martën mbrëma, ku pas penalltive, Senegali siguroi kualifikimin.

Salah humbi penalltinë për Egjiptin, kurse Mane shënoi penalltinë e fundit që i dha biletën kthyese për në shtëpi shokut të tij të skuadrës, Mo Salah.

“Jam i nderuar që luajta me ju dhe jam shumë krenar që luaj me ju, pavarësisht nëse jam me ju apo jo në të ardhmen”, tha Salah, sipas gazetarit egjiptian Ismael Mahmoud.

Fansat egjiptian nuk ishin të kënaqur me kapitenin e tyre, Salah, dhe pas lojës e sulmuan me shishe atë.

/GazetaBlic Sport/